BOTA

Rulota shpërthen në flakë pranë një karburanti, shkrumbohet e gjitha para se të mbërrijnë zjarrfikësit (VIDEO)

15:46 - 30.07.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një rulotë shpërtheu në flakë në një pikë karburanti Morrisons pranë një resorti detar të njohur sot në Weymouth.




Automjeti u shndërrua në një vatër zjarri ndërsa shoferi po e mbushte me karburant teksa familja po nisej për pushimet e tyre verore.

Zjarri shkatërroi plotësisht kamperin para se zjarrfikësit të mbërrinin për të shuar flakët.

Sakaq, shtëllungat e zeza të tymit mund të shiheshin për kilometra të tëra përreth.

U deshën tre zjarrfikëse dhe disa orë punë për të shuar flakët dhe për fat të mirë karburanti nuk shpërtheu.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.