AKTUALITET

Skandali me “by-pass”-in e Tepelenës, Meta: 28 milionë euro për 1.5 km rrugë! Rama do tronditet shumë shpejt, s’ka patericë që e shpëton

08:08 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë publik një denoncim, i iniciuar nga disa qytetarë nga Tepelena, që ka zbuluar më pas një tjetër skandal lidhur me projektet rrugore në vend.




Meta tha se bëhet fjalë për investimin për “by pass”-in e Tepelenës, në të cilin 1.5 km rrugë do të kushtojnë plot 28 milionë euro. “Dua të falënderoj qytetarë nga Tepelena që kanë denoncuar një situatë mjaft të rëndë në Tepelenë, ku 1.5 km rrugë ‘Bypass’-i pa TVSH ka kushtuar 23 miliardë euro dhe thotë qytetari këtu: ‘Hajdutllëk i tmerrshëm’.

Nuk është se mora për bazë vetëm atë denoncim, por bëra edhe një verifikim dhe rezulton plotësisht i saktë, se vlera e kontratës është 2 miliardë e 389 milionë lekë pa TVSH, pra i bie 24 miliardë lekë, që përputhet me informacionin e qytetarëve. E dhëna tjetër është se ishte planifikuar që të dilte nga krahu tjetër i lumit, me vlerë 11 milionë euro. Diferenca me TVSH shkon 28 milionë euro për 1.5 km.

E shumë shpejt do të kompletohen të gjitha strukturat kundër korrupsionit, në qarqe e bashki e kudo e do ketë mundësi për të gjithë qytetarët të dërgojnë denoncimet e ne do t’i ndjekim e dokumentojmë të gjitha këto plaçkitje e grabitje në mënyrë shumë profesionale”, tha Meta.

Kryetari i Partisë së Lirisë akuzoi Kryeministrin Edi Rama për shkelje të ligjit dhe korrupsion të lartë, ndërsa theksoi se ai do të tronditet shumë shpejt për këto shkelje. Sipas Metës, Kryeministrin nuk ka asnjë patericë që e shpëton, pasi sipas tij, tani nuk ka më një opozitë që e shet ndeshjen 5 vite përpara, por është rikthyer opozita e vërtetë që do ta rrëzojë sistemin e kalbur të ngritur prej tij.

“Unë e kam të qartë çdo gjë e mos kini dyshim që jam 10 hapa para të gjithëve, përpjekja e tyre që të merrem unë me ketë karagjozë që i dinë ligjet dhe i shkelin se kanë ato karaktere të pështira është çështje e tyre, unë kam punë të tjera. Lojëra mizore të Ramës që nuk njeh ligj, asnjë moral ligjor e njerëzor.

Ai do të tronditet, por do të tronditet për fare e shumë shpejt nuk ka patericë që e shpëton atë. Nuk ka më opozitë që shet ndeshjen 5 vite para, është një opozitë e vërtetë që do të rrëzojë këtë regjim të kalbur, ata përdhe ishin, por kishin atë opozitë. Do mbajnë përgjegjësi për këto grabitje, shkelje të ligjeve, të manipulimeve, falsifikimeve.

Absolutisht që Partia e Lirisë është në krye të betejës për të shembur këtë sistem të kalbur të shantazhit që bëhet jo në emër të kujdesit për të kaluarën dhe për viktimat e saj, por bëhet me metodat më të shëmtuara, më banale të ish-Sigurimit të Shtetit për të spostuar vëmendjet nga grabitjet e llahtarshme që po i bëhen popullit dhe dështimet katastrofike e për të mbajtur në shantazh deputetë, politikanë, gazetarë e biznesmenë”, u shpreh Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.