AKTUALITET

“Tha njëri s’e gjeta në Google,” Rama për kryenegociatoren e re: Pa njerëz si ajo administrata jonë s’do funksiononte dot

10:49 - 30.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një takim me ekipin e negociatave me Bashkimin Europian, ku ka prezantuar për herë të parë në publik, kryenegociatoren e re, Majlinda Dhuka.




Ai iu bëri me dije grupit të negociatorëve se tashmë i pret një sfidë e re dhe se në Bruksel duhet të flitet për këmbëngulje. Po ashtu ai u ndal dhe te emërimi i Dhukës në krye të këtij posti.

“Dua që në Bruksel Skuadra shqiptare të krijojë një përshtypje pozitive. Dua që në Bruksel të flitet për këmbënguljen dhe kapacitetet e punës së skuadrës shqiptare.

Pjesën e madhe tuajën kam pasur mundësinë që t’i njoh. Sfida është komplet e re, Është me rëndësi që të theksoj këtu se vendosja e kryenegociatores së re nënvizon ndryshimin e natyrës së marrëdhënieve mes nesh dhe BE, përmes kryenegociatorit si urë. Mazi bëri një punë të lavdërueshme, diplomatike, duke qenë një krah i rëndësishëm në këtë proces, deri në momentin kur u vendos që negociatat të hapen formalisht. Më bëri përshtypje dikush kur doli emri i kryenegociatores, se ‘s’më doli në gogle’. Ka shumë njerëz në administratën tonë që s’i gjen në gogle por që pa ta nuk do të funksiononte administrata jonë. Janë pjesë e palcës së shtetit. ”, tha Rama.

“Është me nevoje që secili prej jush të ketë vizionin e të tërës dhe të shoh shtrirjen e hartës në legjislacionin europian dhe ecurinë e problematika. Me rëndësi është që të krijohet dhe sensi i skuadrës. Të gjithë opinionet e përveçme na çojnë në një rezultat, sipas asaj që jemi në gjendje të japim. E kemi ne në dorë pjesën tonë. S’e kemi në dorën pjesën tjetër, por nga ne varet shumë se sa shpejt ecim”, tha kryeministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.