AKTUALITET

Deputeti ukrainas: Nëse Serbia pushton Kosovën, duhet t’i mbrojmë qytetarët

22:19 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti ukrainas dhe njëherësh anëtar i delegacionit ukrainas në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Oleksiy Goncharenko ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të Kosovës.




Goncharenko përmes një postimi në Twitter shkroi se Ukraina duhet të mbrojë kosovarët nëse Serbia pushton Kosovën, duke shtuar madje se Ukraina është gati të veprojë me trupat në terren. Sipas tij Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive.

“Nëse Serbia pushton Kosovën, ne duhet të mbrojmë kosovarët. Ukraina është gati të veprojë me trupat tona në terren. Serbia po përpiqet të nisë një luftë agresive. Saktësisht sipas metodës së Putinit. Siç thashë, Serbia është kali trojan i Putinit në Evropë. Lufta kudo në botë është e tmerrshme”, ka shkruar deputeti ukrainas në postimin e tij.

Goncharenko gjithashtu një një postim tjetër shkroi se realiteti me të cilin po jeton Ukraina tash e pesë muaj ka ardhur edhe në Kosovë.

“Ne e dimë se si është të jetosh kështu. Ne donim që bota të ndalte luftërat, jo t’i fillonte ato. Bota më në fund duhet të kuptojë se Rusia, Putini dhe të gjithë “aleatët” e tyre janë shkaku i konflikteve dhe luftërave”, u shpreh ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.