Kosova

Mjekja në Kosovë sulmohet brutalisht nga 15 qen endacakë, dërgohet në spital me plagë të shumta/ Si është gjendja e saj shëndetësore!

08:08 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një mjeke e cila punon në Qendrën Klinike të Mjekësisë Familjare është sulmuar nga 15 qentë endacakë pasditen e djeshme. Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00. Express shkruan se bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli. Mediat kanë kontaktuar me bashkëshortin e saj Bujar Surdullin.




Surdulli ka thënë se menjëherë pas sulmit nga qentë endacakë ajo është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm. Pas sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndruar në spital, pasi që e ka thyer dorën dhe e ka në allçi”, ka thënë Surdulli.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qentë endacakë po sulmojnë mjekë. Ndryshe në prill të këtij viti tre mjekë ishin sulmuar nga qentë endacakë në QKUK. Nga këta tre, vetëm dy prej tyre kishin kërkuar trajtim në klinikën Emergjente.

Ndryshe Komuna e Prishtinës, ka krijuar rreth 18 pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat komuna i ka vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim./Express/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.