AKTUALITET

Serbët qëllojnë me armë në veri të Kosovës, reagon policia kosovare

21:43 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar më tej mbrëmjen e së dielës.




Policia kosovare raporton se gjatë mbrëmjes në veri të vendit ka patur të shtëna me armë në drejtim të forcave të policisë, por që fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme.

“Ku disa prej të shtënave kanë qenë në drejtim të njësiteve policore, por fatmirësisht nuk ka të plagosur”, thuhet mes tjerash në njoftim të Policisë.

Po ashtu bëhet e ditur janë siguruar informacione nga ana e qytetarëve se ka raste ku janë ndaluar dhe keqtrajtuar qytetarë shqiptarë, duke iu shkaktuar lëndime dhe shkaktim të dëmeve materiale në automjetet e tyre nga ana e personave të dyshuar të cilët dyshohet se janë pjesë e organizimeve të bllokimit të rrugëve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.