BOTA

Spanja raporton vdekjen e dytë nga lija e majmunit

14:44 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Spanja raportoi vdekjen e saj të dytë të lidhur me linë e majmunit ndërsa shqetësimet rriten për përhapjen e sëmundjes.




Në një raport të situatës të publikuar të shtunën, Ministria e Shëndetësisë e vendit tha se Spanja kishte 4,298 raste të konfirmuara të lisë së majmunëve që nga 29 korriku.

Nga rastet kur disponohet informacion, sipas ministrisë, 3.2 për qind e pacientëve janë shtruar në spital dhe dy kanë vdekur.

Spanja raportoi vdekjen e saj të parë të premten, dhe të dytën të shtunën.

Më herët të premten, Brazili konfirmoi vdekjen e parë të lidhur me linë e majmunit jashtë Afrikës në shpërthimin aktual.

Më shumë se 11,000 raste të lisë së majmunëve janë raportuar që nga fillimi i shpërthimit në Bashkimin Evropian dhe Zonën Ekonomike Evropiane, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Më së shumti rastet janë raportuar në Spanjë, e ndjekur nga Gjermania, Franca, Holanda dhe Portugalia.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.