AKTUALITET

‘Trondit’ ish-kryetari i Mitrovicës: Bandat serbe kanë ndaluar një familje kosovare, i kanë rrahur! Ndodhen në spital…

22:16 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një familje kosovare nga diaspora është rrahur dhe u është vjedhur vetura në Veri të Kosovës, njoftoi ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.




“Pjesëtarë të këtyre grupeve serbe me maska kanë ndaluar një familjare kosovare që po shkonte në Zvicër, duke i rrahur edhe duke ua marrë veturën”.

Kështu ka njoftuar ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të lënduarit po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

“Këta qytetarë po kurohen në spitalin e Mitrovicës, të cilët sapo i vizitova dhe fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, ka thënë ai.

Bahtiri u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të kontribuojnë për qetësimin e situatës dhe të mos u bashkohen bandave kriminale.

“Ftoj qytetarët serbë të Republikës së Kosovës që mos t’iu bashkohen grupeve kriminale në veri dhe të kontribuojnë për qetësimin e situatës. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran, dhe askush nuk mund ta cenojë sigurinë dhe integritetin territorial të saj. Institucionet e Kosovës janë të obliguara të kujdesën për zbatimin e Kushtetutës në çdo pëllëmbë të terroritorit”, ka shtuar ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.