Kronikë

Vrasje brutale! Burri theri gruan e tij sepse ajo i kërkoi divorcin

15:52 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr i egër mes një gruaje 56-vjeçare dhe bashkëshortit të saj 60-vjeçar është kthyer në një tragjedi mëngjesin e së dielës në fshatin Ano Malaki të Rethymnon, Greqi.




Sipas informacioneve të para, 60-vjeçari ka vrarë me thikë gruan e tij, pasi viktima i ka kërkuar divorcin.

Familja ka katër fëmijë, ndërsa sipas informacioneve nënën e tij të vdekur e ka gjetur në një pellg gjaku djali i madh i familjes, i cili ka njoftuar EKAV-in dhe policinë.

Sipas cretapost, ai telefonoi 100-ën dhe raportoi se “babai im vrau nënën time”. 60-vjeçari i është dorëzuar sigurimit.

Pas vrasjes brutale, autoritetet nisën një gjueti për gjetjen e 60-vjeçarit.

Mirëpo, autori duket se ka vendosur të dorëzohet pak kohë më vonë. Ai shkoi në Drejtorinë e Sigurimit të Rethymnos dhe u dorëzua me autoritetet që e arrestuan.

Autori është arrestuar dhe u ka treguar autoriteteve se ku ka lënë thikën, të cilën ELAS-i i ka sekuestruar në makinë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.