AKTUALITET

Washington Post dhe BBC: Tensionet në Kosovë ishin paralajmëruar nga Osmani

22:31 - 31.07.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i Washington Post, Ishaan Tharoor, ka thënë se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”.




“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Twitter, referuar ngjarjeve në Veriun e Kosovë.

Këtë Tharoor e tha duke shpërndarë fjalët e Francis Scarr, gazetarit të BBC, i cili shkroi për paralajmërime nga Beogradi për nisjen e “një operacioni ushtarak sonte”.

“Presidenti serb Vuçicc pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar Scarr. /Express


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.