Kosova

Grushte, goditje me kokë dhe shkelma “kung-fu”! Politikanë serbë rrihen për Kosovën në mes të qytetit (VIDEO)

22:45 - 01.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy këshilltarë komunal në Apatin të Serbisë, janë rrahur në mes të qytetit. Dejan Baçiç nga koalicioni “Moramo”, Millorad Mrgja dhe kryetari i Këshillit lokal nga partia Radikale serbe, janë filmuar teksa rriheshin, ndërsa qytetarët kanë mbetur të shokuar nga ky moment.




Sipas informacioneve jozyrtare të nova.rs, ata u përleshën fizikisht për shkak të mospajtimit rreth çështjes së Kosovës.

 

Deri më tani nuk dihet nëse dyshja janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa në fund një person i tretë ndërhyn për ta qetësuar situatën.

Videoja për pak minuta është bërë virale, ndërsa komentues të shumtë kanë shkruar komente satirike për këta dy politikanë serbë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.