AKTUALITET

Organizata e OKB-së pë Ushqimin: Gati 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim, më e larta në Europë

15:26 - 01.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 1 në 3 shqiptarë vuajnë nga pasiguria për ushqim për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera, sipas raportit të fundit të publikuar nga FAO(Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë).




Të dhënat në raportin “Gjendja e Sigurisë Ushqimore dhe Ushqyerit në Botë në 2022 vlerësojnë se mesatarja në vitet 2019-2021 e përqindjes së popullsisë që bien në treguesin e emërtuar si “prevalenca e pasigurisë ushqimore” është 30.9 për qind.

Kjo mesatare është ulur në raport me vitet 2014-2016 kur përqindja ishte 38.8 për qind.

Nëse marrim vetëm pjesën e atyre që kanë pasiguri ushqimore të rënduar treguesi që regjistron Shqipëria është 7.7 për qind për tre vitet e fundit duke shënuar përmirësim në raport me anketën paraardhëse kur rezultati ishte 10 për qind e popullatës.

Nga shumë shtete të tjera, në rajonin e Europës Jugore, Shqipëria ka nivelin më të lartë të popullatës që kanë pasiguri ushqimore të lehtë apo më të ashpër.

Maqedonia e Veriut llogarit 20.9 për qind të popullatës në vitet 2019-2021 ndërkohë që Serbia 14.1 për qind.

Ata ndiqen nga Mali i Zi me 14% , Bosnjë-Hercegovina me 12.6% dhe Kroacia me 11.4%. Europa Perëndimore e ka këtë tregues vetëm 4.4 për qind.

Pasiguria ushqimore e matur nga ky tregues limitohet nga aksesi në ushqim e individëve apo familjarëve për shkak të mungesës së parave apo burimeve të tjera. Ashpërsia e pasigurisë së ushqimit matet nga të dhënat që mblidhen nga moduli i anketës Shkalla e Eksperiencës së Pasigurisë së Ushqimit(FIES-SM) një set me tetë pyetje që i pyet të intervistuarit të raportojnë kushtet dhe eksperiencën e tyre lidhur me aksesin e kufizuar në ushqim.

Për qëllime të monitorimit vjetor të SDF pyetjet bëhen në referencë të 12 muajve para anketës.

Duke përdorur teknika statistikore të sofistikuara që bazohen në modelin e matjes RASCH informacioni i marrë në anketë përpunohet dhe konvertohet në sasior” shpjegohet në raport.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.