Kosova

Policia e Kosovës konfirmon heqjen e të gjitha barrikadave në veri të vendit pas tensioneve: Situata shfaqet e qetë

19:10 - 01.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Janë hequr të gjitha barrikadat në veri të Kosovës, siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e veriut, Branisllav Radoviç.




Në një reagim për REL, ai thotë se aktualisht situata shfaqet e qetë. Më herët, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviç deklaroi në një konferencë për mediat se ishin në prag të shpërthimit të një konflikti serioz.

Ndërkohë, Presidenca e Kosovës pretendon se Serbia ka pasur mbështetje nga ana e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

Ajo i bën thirrje BE-së që të vendosë sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.