Kosova

“Rusia e sheh si instrument për të na destabilizuar”- Presidenca e Kosovës thirrje BE-së: Vendosni sanksione ndaj veprimeve të Vuçiç

18:14 - 01.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenca e Kosovës i bën thirrje Bashkimit Europian që të ndërmarrë sanksione ndaj Aleksandër Vuçiç për situatën e krijuar në veri të vendit.




Me anë të një postimi në Twitter, shefi i kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela shkruan se tensionet vërtetojnë influencën ruse në rajon, ku përmes Serbisë, synohet të destabilizohet Ballkani Perëndimor dhe gjithë Europa.

Sipas tij, Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putin për të krijuar tension në veri të Kosovës.

“Serbia mori mbështetje të plotë nga regjimi i Putinit për tensionet e krijuara mbrëmjen e djeshme në veri të Kosovës. Është një konfirmim se si Rusia e sheh Serbinë – një instrument për ta destabilizuar Kosovën, rajonin dhe kontinentin europian. Është koha që BE-ja t’i sanksionojë veprimet e Vuçiqit”, ka shkruar ai.

Gjatë së dielës në dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ka pasur tensione për shkak të vendosjes së reciprocitetit me Serbinë për targat dhe dokumentet e identifikimit.

Nga ana e serbëve ishin vendosur barrikadat në afërsi të këtyre dy pikave.

Pas pezullimit për 30 ditë nga ana e Qeverisë së Kosovës të kësaj mase, sot janë larguar barrikadat dhe raportohet situatë më të qetë.

blerimvela


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.