Kosova

Tensionet në veri, aktivistët çekë protestojnë para ambasadës në Pragë: Kosova nuk është Serbi!

23:19 - 01.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Aktivistë çekë sot kanë protestuar para Ambasadës së Serbisë në Pragë, duke e mbështetur Kosovën pas tensioneve në veri.




“Kosova nuk është Serbi”, thuhet në njërën prej pankartave, ndërkaq “Miqtë e Rusisë nuk janë të mirëpritur këtu” thuhet në tjetrën. Po ashtu kërkohet ndërprerja e fondeve të BE-së për Serbinë.

Ish ministrja Meliza Haradinaj-Stublla ajo që e ka shpërndarë në Facebook një fotografi, e cila fillimisht ishte postuar në Twitter.

“Sot disa aktivistë çekë protestuan para Ambasadës së Serbisë në Pragë me mesazhe të qarta në mbështetje të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.

Gjithsesi, ajo ka shpërndarë fotografinë e Jakub Janda.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.