AKTUALITET

839 mln euro për 86.1 km. Qeveria hap garë për koncesionet e 3 segmenteve të autostradës Milot-Fier

13:56 - 02.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hapet gara për ndërtim me koncesion të, autostradës Milot-Fier. Ministria e Infrastrukturës njoftoi hapjen e tre garave për tre segmente të këtij projekti, Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj-Fier. Autostrada është e gjatë 115 km, por qeveria po tenderon 86,1 kilometra që do të kushtojnë 839 milionë euro.




Por ndërkohë gati gjysma e tyre do të kalojnë në rrugët dhe autostradat ekzistuese. Në hartat zyrtare të publikuara nga ministria e Infrastrukturës janë 13,5 kilometra rrugë të reja për segmentin Milot-Thumanë, që do të kushtojnë 44,6 milionë euro, 26,6 kilometrat nga Kashar- Luz i Vogël do të kushtojnë 476,8 milionë euro, ndërsa pjesa Luz i Vogël-Lekaj ndërlidhet me rrugën ekzistuese Durrës-Rrogozhinë dhe do të ndërtohet një kryqëzim i ri i cili nuk është parashikuar në këtë kontratë.

Për segmenti e tretë Lekaj-Fier, i gjatë 46 kilometra fondi është parashikuar 317,5 milionë euro dhe pjesa me e madhe e punës do të jetë përmirësim i infrastrukturës aktuale. Në hapjen e garave i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por autostrada Milot-Fier ka edhe segmentin Kashar-Thumanë që është pjesë e një koncesioni tjetër fillimisht të anuluar dhe më pas të aktivizuar përsëri nga qeveria pas vendimeve të gjykatës. Kosto e tij eshët llogaritur në 400 milionë euro. Kështu e gjithë autostrada Milot-Fier do të kushtojë 1,23 miliardë euro, pa llogaritur kostot për lidhjet me rrugët ekzistuese që do të kërkojnë miliona euro të tjera.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.