AKTUALITET

Skafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait, aksidentoi për vdekje 7-vjeçaren, komisari i policisë dyshohet se…

14:47 - 03.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Potam të Himarës, ku një 7-vjeçare humbi jetën pasi u aksidentua nga një skaf që drejtohej nga komisari i policisë Arjan Tase.




Dje në dëshminë e tij Arjan Tase ka deklaruar se motoskafin ia kishte marrë djalit të xhaxhait në Porto Palermo.

Duke iu referuar burimeve, “BalkanWeb” raporton se i afërmi i Tases ushtron aktivitetin dhe ka disa motoskafe dhe se i përfshirë në këtë aktivitet është edhe ish-polici Arjan Tase dhe se motoskafi që ai përplasi fëmijën 7 vjeçe, dyshohet se është në pronësi të tij.

Edhe pse skafi ishte i tij, pronësia dyshohet se ishte me emër tjetër, pra i padeklaruar. Skafi rezulton në pronësi zyrtare të një personi nga Elbasani, por skafi ishte i efektivit Tase.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.