AKTUALITET

SPAK vepro! Petrit Vasili reagon për çmimet e larta të ushqimeve bazë: Bordi i Qeverisë po vjedh, kemi çmime më të larta në rajon

16:37 - 03.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reagur për çmimet e larta në vend. Ai mori si referncë uljen e çmimeve në bursta ndërkomëbtare. Në këtë mënyrë Z. Vasili kërkon që SPAK të veprojë për të mos lejuar që paratë e qytetarëve të merren nga oligarkët dhe pushtetarët.




Sipas Vasilit, këto vjedhës meritojnë çdo dënim sepse bëjnë pazar me bukën e gojës së mijëra shqiptarëve.

Reagimi i plotë

Çmimet e vajit, sheqerit orizit bien ne Burse Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen e popullit!

Megjithëse çmimet e disa artikujve, që janë baza e ushqimit të mbijetesës për qindra e qindra mijëra shqiptarë, Bordi i Qeverisë vetëm vjedh së bashku me oligarkët dhe nuk i lëviz çmimet shumë të larta, duke mbushur poshtërsisht arkën e qeverisë dhe thesin e oligarkëve

Po të njëjtën gjë ben Bordi i Vjedhësve të Qeverisë edhe çmimin e naftës e cila është shumë më e lartë se Maqedoni, Mal i Zi etj.

Këta vjedhës të pamëshirshëm meritojnë çdo dënim dhe burgu është më i pakti, sepse po bëjnë pazar të ndyrë edhe me bukën e gojës të mijëra shqiptarëve të varfër.

SPAK vepro, ky Bord i Vjedhësve të qeverisë meriton i gjithi të jetë pas hekurave një ore e më parë.

SPAK ja ku i ke faktet sa një mal, mos u bej ortak me vjedhjen me mosveprimet e tua.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.