EKONOMI

“Lakmia juaj po ndëshkon më të varfërit!”, Guterres kritikon kompanitë e naftës dhe gazit 

08:43 - 04.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një tjetër deklaratë rreth situatës së naftës vjen nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres.




Ai ka bërë thirrje që kompanitë e naftës dhe gazit të përballen me taksa të veçanta, pasi sipas tij është “imorale” që firmat të përfitonin nga kriza.

Komentet e tij vijnë pasi rritja e çmimeve të energjisë të shkaktuar nga lufta në Ukrainë i shtyn fitimet e industrisë në nivele të reja, raporton BBC.

Pushtimi rus i Ukrainës në shkurt ka përkeqësuar mungesën globale të naftës dhe gazit, duke ndërprerë aksesin në naftë dhe gaz nga Rusia, një furnizues kryesor, dhe kjo ka sjellë dhe një rritje çmimesh.

Ndërsa familjet po përballen me fatura më të larta të energjisë, kompanitë po korrin përfitime.

Së bashku, katër nga firmat më të mëdha të energjisë, Exxon, Chevron, Shell dhe TotalEnergies, fituan rreth 51 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, pothuajse dyfishi i asaj që fituan në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.