AKTUALITET

Arrestohet për përdhunim pronari shqiptar i kazinosë në Zimbabwe: Bëj marrëdhënie me mua që të sigurosh punën (EMRI)

17:25 - 06.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e vendit afrikan të Zimbabve ka arrestuar një shqiptar me akuzën e përdhunimit. Shqiptari doli dje në gjykatë me akuzën për përdhunim të punonjësit të tij nga Zimbabveja.




I dyshuari quhet, Aldo Tuci, ndërsa nuk iu kërkua të deklarohej kur u paraqit para një gjyqtari në Harare.

Gjykata dëgjoi nga prokuroria se Tuci i ka afruar një punë në kazinon e tij në Greystone Park, një vajze 29-vjeçare, e cila më pas e ka denoncuar për përdhunim, akuzë kjo që e ka çuar edhe para gjykatës.

Më 30 qershor të këtij viti, Tuci e ka ftuar në kazino të renë, kur nuk ka qenë askush tjetër.

Thuhet se Tuci i tha asaj se duhej të kryente marrëdhënie intime me të që ajo të siguronte punën e saj.

Ai dyshohet se pasi vajza nuk ka pranuar, ta ketë përdhunuar atë. Çështja doli në dritë pasi vajza u shkarkua nga puna për pretendimin se kishte mos performancë të mirë në punë. Pas shkarkimit vajza ka bërë edhe denoncimin në polici.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.