AKTUALITET

Meta paralajmëron Ramën: Me drejtësi e me ligj do t’ja bëjmë ne atij, ai nuk ndihmon asnjë njeri

19:09 - 10.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se me ligjet që ai vetë ka nxjerrë do ta ndëshkojnë. Në një takim me strukturat e kësaj partie në Tiranë, ish-kreu i shtetit tha se Rama nuk ndihmon dot asnjë person sipas ligjit, po e ka kënaqësi t’i mbaje peng.




Ilir Meta: Po kur i mori të gjitha në dorë ky, ca i bëri teatrot. Me të qeshur ai ashtu ta ketë në mes të ditës. Me të qeshur dhe më ngjeshur. Me drejtësi e me ligj do t’ja bëjmë ne atij, me ligjet e tij. Me ligjet e tij, ato do përdorim ne. Por ky është raporti i tij me Tiranën, me krenarinë e Shqipërisë.

Ai nuk ndihmon asnjë njeri duke respektuar ligjin, sepse e ka kënaqësi ti mbajë peng. Këtë e ka trashëguar nga paraardhësit e tij, pale ai të ndihmojë një njeri që shkel ligjin. Ai bën namin. Kjo është në kurriz të të gjithë Shqipërisë. Ka alergji të paparë nga gjelbërimi. Shikoni ca i ka bërë Tiranës dhe Durrësit, është armiku i gjelbërimit. Ka asgjësuar të gjitha korridoret ajrore të Tiranës, e ka kthyer në një qytet që vret shëndetin e njerëzve.

Është një xhelat i vërtetë. E  nisi me vjedhjen e fasadave të këtyre ministrive dhe po e mbyll me këto të inceneratorëve. Ai i shkreti me 7 fëmijë ishte dënuar, ai tjetri pse nuk paguante dot energjinë i dha fund jetës. Ama këta oligarkët, shokët e këtij bëjnë çfarë të duan. Për këta edhe kur janë nën hetim del qeveria garantë duke dhënë kredi, sepse është ky atje nga prapa.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.