LAJMI I FUNDIT

Çmimet e reja të karburanteve, reagon Silva Caka: Nuk i zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve!

15:59 - 11.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka ka reaguar në lidhje me çmimin e hidrokarbureve të bëra publike pak më parë nga Bordi i Transparencës.




Me anë të një postimi në Facebook, ajo e ka quajtur Bordin si Bord i hajdutërisë, që bazuar në lëvizjet e çmimit në bursë, bën lëvizjen që u intereson për të vjedhur shqiptarët.

“Kur çmimet e naftës, benzinës dhe gazit ulen në bursë, Bordi i Hajdutërisë pret 3-4 ditë dhe bën sikur reflekton uljen e tallet duke e ulur me 1 lek. Aman nëse ndodh që çmimi i karburanteve të rritet në bursë, Bordi i bën sytë e veshët katër dhe i rrit çmimet direkt me 8 lekë…
Bord proaktiv, nuk ke ç’i thua; nuk i zë gjumi për t’ua futur shqiptarëve!”, shkroi ajo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.