LAJMI I FUNDIT

Prezantohet koordinatori i Programit politik i Partisë së Lirisë, Haxhinasto: Nëse qeveria nuk i shërben qytetarëve, referendumi thotë fjalën e tij

13:19 - 11.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta prezantoi sot Edmond Haxhinasto si koordinator të kësaj force politike për Programin Politik.




Duke folur në daljen e tij të parë publike, Haxhinasto tha se objektivi kryesor i PL-së është rikthimi i referendumeve, si e vetmja mënyrë që qytetarët të kthejnë besimin te politika.

“Referendumi ndikon drejtëpërdrejtë te cilësia e politikës. Në qoftë se qeveria nuk i shërben qytetarëve, referendumi është ai që duhet të thotë fjalën. Është detyrim kushtetues dhe si i tillë duhet realizuar. Shumë themelor është referendumi edhe për kthimin e qytetarëve në vend, kthimi i besimit të qytetarëve te politika”, tha Haxhinasto.

Sipas tij “çështja e shpopullimit të vendit është problem madhor. Referendumi është një mënyrë e sigurtë që qytetarët ta shohin veten si pjesë e politikëbërjes dhe në kontroll të politikës. Edhe në këtë aspekt referendumi do jetë rruga e duhur”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.