Kosova

Presidenti Begaj nga Prishtina: Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, premtim i vonuar nga Perëndimi!

12:45 - 15.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti Bajram Begaj po zhvillon një konferencë të përbashkët në Prishtinë me homologen Vjosa Osmani. Begaj siguroi Osmanin për mbështetjen e plotë të Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO, ndërsa tha se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar.




Presidenti theksoi se është i lumtur që viziton shtëpinë e Shqiptarisë.

“Jam shumë i lumtur për ftesën tuaj. Vij në shtëpi. Në shtëpinë e shqiptarisë. Aty ku shtëpia është e zotit dhe e mikut. Dy dialekte dhe një gjuhë. Dy republika dhe një komb. Kjo është harta jonë patriotike për rrugën drejt Brukselit. Së bashku fituam luftën dhe bashkë do të luftojmë për të ruajtur paqen. Kjo është motoja në çdo kulm kulle dhe çdo pëllëmbë të kësaj toke që quhet Dardani. Asnjë raport i trilluar që tenton të njollosë gjakun dhe vetëflijim e shqiptarëve në mbrojtje të lirisë dhe identitet kombëtar nuk do arrijë të zbehë përpjekjen. Shqipëria mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO. UÇK faqe e ndritur që bën krenar çdo shqiptar. Hapja e negociatave me BE për Shqipërinë një hap shumë i mirë për të gjithë shqiptarët. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është një premtim i vonuar. Unë sigurova presidenten Osmani për mbështetjen e Shqipërisë për liberalizimin e vizave për Kosovën”, u shpreh Begaj.

Kjo është vizita e tij e parë që pas marrjes së postit të Presidentit më 24 korrik. Vizita e Begajt u bë  me ftesë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.