LAJMI I FUNDIT

Bashkia e Durrësit 3-fishon tarifën ‘Zoto’/ Elona Guri: Trefishim korrupsioni! Rama vendosi qytetin në shërbim të mafies!

16:59 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pasi u detyrua nga qeveria që të nënshkruante një kontratë aspak favorizuese me kompaninë Integrated Energy për depozitimin e plehrave, bashkia e Durrësit ka planifikuar të trefishojë tarifën e menaxhimit të mbetjeve.




Ish-kandidatja e LSI për deputete në Durrës, Elona Guri, shprehet se kryeministri Edi Rama e ka vendosur Durrësin në shërbim të mafies së plehrave.

Guri thekson se Rama kandidoi në Durrës me një qëllim të vetëm, grabitjen, vjedhjen, zhvatjen përfundimtare të çdo të mire ekonomike që ka qyteti bregdetar.

Sipas saj, trefishimi i tarifës së pastrimit nuk do të thotë trefishim i shërbimeve të pastrimit, por trefishim i vjedhjes, trefishim i korrupsionit dhe trefishim i varfërimit të çdo familje dhe biznesi durrsak.

POSTIMI I PLOTË:

EDI RAMA E VENDOS EDHE DURRËSIN NË SHËRBIMIN E MAFIES SË PLEHRAVE!

Edi Rama kandidoi në Durrës vetëm me një qëllim: grabitjen, vjedhjen, zhvatjen përfundimtare të çdo të mire ekonomike që ka qyteti i Durrësit.

Xhepat e durrsakëve zbrazen, ndërkohë pagesat për mafien shtohen.

Trefishimi i tarifës së pastrimit, nuk do të thotë trefishim të shërbimeve të pastrimit.

Përkundrazi, do të thotë trefishim i vjedhjes, trefishim i korrupsionit, trefishim i varfërimit të çdo familje dhe biznesi durrsak, për të kënaqur orekset financiare të krye oligarkut Edi Rama dhe ogiçëve të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.