LAJMI I FUNDIT

Berisha kujton masakrën e Qafë Valmirit: Një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit të regjimit të Enver Hoxhës, dënoj heshtjen e Edi Ramës!

12:57 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka kujtuar përmes një postimi në rrjetet sociale, 73-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit!




Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqendrimit të regjimit.

Në Qafë Valmir, u ekzekutuan 14 burra si akt hakmarrjeje për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba.

POSTIMI I PLOTË I SALI BERISHËS:

“Të dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi.

Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

Kështu si sot, 73 vite më parë u pushkatuan ose u varën martirët e demokracisë, pasardhës të familjeve më të mira të Mirditës:

  1. Preng Ded Gjomarkaj-Orosh, varet në litar.
  2. Pjetër D. Vila-Kaçinar, varet në litar.
  3. Dodë Mark Biba-Kthellë e Epër, varet në litar
  4. Pjetër Paloka-Kaçinar, varet në litar
  5. Nikollë Bardhok Bajraktari-Rrëshen, pushkatohet.
  6. Llesh Gjon Melyshi-Malaj, pushkatohet.
  7. Nikoll Llesh Bajraktari-Orosh, pushkatohet.
  8. Ndrecë Mark Ndoj-Kaçinar, pushkatohet.
  9. Bardhok Dodë Gjini-Prosek, pushkatohet.
  10. Gjok Gjin Kaçi-Bukmirë, pushkatohet.
  11. Gjergj Beleshi-Kthellë e Epër, vritet për të vëllanë, Dodën.
  12. Ndoc Gjet Cupi-Blinisht, pushkatohet.
  13. Preng Shkurt Nikolli-Orosh, pushkatohet.
  14. Frrok Mata-Kaçinar, pushkatohet.

Pas kësaj masakre qindra mirditorë, burra, gra, fëmijë dhe të moshuar u burgosën dhe internuan në kampet e përqëndrimit të regjimit.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.