Kryesore

Deklarata e Presidentit Begaj për ‘Open Balkan’, Meta i kundërpërgjigjet me simbolin e shqiponjës me duar: Edi Rama, ogiçi i Vuçiç!

13:04 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar deklaratën e Presidentit Bajram Begaj për Open Balkan, ndërsa ka zgjedhur që ta bëjë atë përmes një simbolike, atë të të bërit të shqiponjës me duar.




Meta tha se është e papranueshme që Serbia ende nuk zgjidh shumë çështje, si ajo e njohjes reciproke të diplomave.

“Unë e përfundova mandatin tim në Presidencë duke bërë simbolin më të dashur për mua e shqiptarët e ndershëm e patriotë dhe në datën 25 kemi nisur një rrugë të re bashkë me shqiponjën tonë e ngjyrat e flamurit kombëtar, kjo betejë do i interesojë dhe forcimit të shtetësisë së Kosovës e pozitës së saj ndërkombëtare. Nuk më duket etike të komentoj qëndrimet e Presidentit të ri, ai është i pavarur dhe i përgjegjshëm për çdo qëndrim që bën. Lidhur me iniciativën e Vucic dhe ogiçit të tij Rama të Ballkanit të Hapur që ka ndërruar tre emra deri tani, qëndrimi im ka qenë më i përmbajtur , por e dini cili është qëndrimi i presidentit të Malit të Zi që është ndër politikanët më të përgjegjshëm e përvojë në këtë rajon e njeh më mirë se kushdo fqinjin e vet verior dhe grabitqar të pandryshueshëm, e dini që dhe presidenti i Maqedonisë ka pasur e ka shprehur rezervat e tij. Kjo është iniciativë që synon të minojë perspektiven evropiane të rajonit tonë”, tha Meta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.