Kryesore

Skandali i inceneratorëve/ Koncesionari, 1 vit e gjysmë me vonesë për dorëzimin e veprës. Zbardhen letrat me Ministrinë e Ballukut që i pagoi sërish 1.8 milionë euro

08:18 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Koordinatorja antikorrupsion në Partinë e Lirisë, Brisida Shehaj, denoncoi dje sesi 1 vit e gjysmë nga kalimi i afatit kompania koncesionare ende s’ka dorëzuar veprën e inceneratorit. Ndërkohë që Ministria e Infrastrukturës ka bërë pagesë tjetër.




Por këto nuk ishin të vetmet parregullsi që u publikuan dje.

Shehaj tha se kompania e inceneratorit ka marrë kredi, duke vendosur garanci paratë e shqiptarëve.

“Nëse flasim sot, bëhet një vit e gjysmë. Nuk firmoset situacioni përfundimtar thuhet. Kompania në 8 mars kthen përgjigje, ky është moment shumë skandaloz. I drejtohet ministrisë, supervizorit, ‘shoqëria ka hasur disa ditë vonesë në fazën e testimeve të veprës’, pra, një vit pasi kishte mbaruar vepra, kompania koncesionare njofton Ministrinë e Infrastrukturës e thotë janë larguar kompanitë e huaj që bënin punimet dhe stafet e huaja s’ka kush të vejë në punë inceneratorin e Fierit. Supervizori i kthen përgjigje në 17 mars, i thotë na tregoni nëse janë të gjitha elementët e impiantit.

Na demonstroni proceset që po ndiqni. Kërkohet grafik i saktë i montimit dhe kolaudimit të objektit. Paska pasur dhe një vizitë në impiant se në letër thuhet ‘pas vizitës në impiant u vërejt se ka nevojë për një mirëmbajtje më të mirë’.

Pra, ajo vepër po amortizohet se koncesionari nuk e mirëmban. ‘Jeni me vonesë në përmbushjen e detyrimeve kontraktuale’, thuhet në letër. Ky moment kulmon me pagesat që ministria kaloi 1.8 milionë euro sërish këtij koncesionari”, tha Shehaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.