Kryesore

Vizita zyrtare në Kosovë/ Presidenti Begaj takohet me komandantin e KFOR: Rendi kushtetues nuk duhet cenuar

09:21 - 17.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ditën e djeshme është pritur nga komandanti i KFOR, Gjeneral Major Ferenc Kajari në kuadër të vizitës së parë zyrtare në Kosovë.




Pjesë e diskutimit ka qenë siguria e Kosovës ku veçanërisht ata kanë biseduar mbi situatën në veri të vendit.

Presidenti Begaj vlerësoi rolin e NATO-s dhe KFOR-it për ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë rajonin.

Në orët e pasdites Presidenti u ndal në Pejë, ku takoi efektivë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, pjesë e misionit paqeruajtës KFOR.

Ndërsq vlerësoi kontributin e çdo efektivi të FA, Presidenti kërkoi kujdes në përmbushjen e misionit të tyre.

“Rendi kushtetues i Kosovës nuk duhet cenuar”, tha Presidenti Begaj gjatë takimit me efektivët e Forcave të Armatosura.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.