LAJMI I FUNDIT

Dueli i shumëpritur Marku-Ramirez në “Air Albania”, pas një jave! Çfarë duhet të dini për biletat, konferencën dhe peshimin

19:09 - 18.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hera e parë që “Air Albania” hap dyert për një duel boksi. 25 gushti do të jetë i dedikuar për sfidën e  Florian Markut kundër meksikanit Miguel Parra Ramirez, për titullin WBC Silver.




Shqiptari kërkon rripin e dytë përpara shqiptarëve këtë herë dhe në boks, pasi më parë ka organizuar duele në MMA. I pamposhtur deri më tani, Florian Marku u ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të jenë në stadium dhe të mos harrojnë as flamujt shqiptarë.

Biletat kanë dalë në shitje dhe veçse në biletarinë te stadiumi “Air Albania”, lehtësisht gjithkush mund të pajiset me bileta online, në këtë LINK.

Ky duel organizohet nga Boxxer dhe Unioni i Boksit Shqiptar, që ka bërë me dije edhe axhendën, që është si më poshtë:

21.08.2022, ora 18:00 –  Konferenca e UBSH në “TEG”

23.08.2022, ora 12:00,  Konferenca e UBSH  në “Air Albania”

24.08.2022, ora 17:00, Peshimi i Boksierëve

25.08.2022, ora 17:00, Ndeshja në Stadiumin “Air Albania”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.