LAJMI I FUNDIT

KAMPIONATI/ Kukësi dhe Tirana përplasin “brirët”, vendasit shënojnë që në minutën e tretë

17:42 - 19.08.22 K.K
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kampionati i Kategorisë Superiore ka çelur siparin. Sezoni i ri ka nisur me superndeshjen Kukësi-Tirana në orën 17:00, sfidë që po luhet në “Kukës Arena”.




Bardheblutë do të kërkojnë të ruajnë titullin kampion të fituar në sezonin e shkuar, me këtë sfidë të parë që është një test i vërtetë për të provuar skuadrën që në ndeshjen e parë të sezonit.

Vendasit nga ana tjetër do të tentojnë ta nisin me një fitore këtë sezon të ri duke përdorur dhe mbështetjen e publikut vendas në shkallët e stadiumit.

LIVE Kukësi-Tirana 1-0

Daci 3′

RASTET KRYESORE

32’ Xhixha ka mundësinë të nisë një kundërsulm të shpejtë, por lejon t’i ikë topi nga këmbët përpara dhe i jep mundësinë Tafas të kontrollojë sferën.

28’ Lojë e vëmendshme nga të dy skuadrat në qendër të mbrojtjes, duke mos lënë hapësira për të rrezikuar e duke larguar në çdo mënyrë sferën larg katërkëndorit.

22’ Situata zhvendoset në anën tjetër me Taipin i cili gjuan në kufijtë e zonës, por çon sferën jo shumë larg katërkëndorit të Bekajt.

21’ E pabesueshme ajo që gabon Kallaku. Mesfushori merr një top nga e djathta dhe është i vetëm para portës bosh, por dërgon topin jashtë.

20’ Aleksi tenton nga distanca, topi ndalet nga mbrojtësit e Kukësit dhe përfundon në këmbët e Seferit i cili gjuan, por gjen përsëri të gatshëm Tafas.

15’ Taipi harkon mjaft mirë nga e djathta pas një goditje nga këndi, Daci tenton por sfera ndalohet nga mbrojtja.

12’ Kuksianët pretendojnë për penallti pasi një rrëshqitje e Behiratçe dhe më pas përplasja me Bekajn rrëzojnë Dacin në zonë, por gjyqtari Jorgji bën shenjë që loja të vazhdojë.

8’ Mundësi e artë e Tiranës për të barazuar shifrat. Ismajlgeci në krahun e majtë shfaqet para Tafas, por godet në trupin e portierit. Topi më pas shkon te Seferi i cili humb mundësinë për të goditur në portën e boshatisur, ndërsa Hasani në fund dërgon topin jashtë me tentativën e tij.

6’ Aksion i Tiranës me një harkim nga e majta, topi shkon në anën tjetër te Hasani i cili gjuan, por nuk gjen katërkëndorin e Tafas.

3 ‘Top në thellësi për Dacin i cili gjen kohën dhe kalon topin mbi Bekajn që po dilte nga kuadrati.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Tafas, Ndreca, Tiago Ferreira, Ilieski, Moraesh, Kote, Taipi, Haxhiu, Hasaj, Basha, Daci. Trajner: Skënder Gega

Tirana: Bekaj, Najdovski, Behiratce, Lukman, Ismajlgeci, Aleksi, Qefalia, Kallaku, Hasani, Xhixha, Seferi. Trajner: Orges Shehi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.