Kryesore

Peshëngritësja Veli rezulton me doping, rrezikon të përjashtohet për 8 vite nga sporti

16:54 - 20.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk ka zgjatur shumë shkëlqimi i peshëngritëses shqiptare Evangjeli Veli, e cila u shpall kampione Europe më 29 maj, në Kampionatin Europian të zhvilluar në Tiranë nga ku mori 2 medalje të arta dhe një të argjendtë.




Pak ditë më parë ajo ka marrë rezultatin e analizave të dopingut nga ku ka rezultuar pozitive me doping. Testi i saj A ka patur gjurmë stanazololi, sipas Qendrës Ndërkombëtare të Testimeve, në laboratorin e Drezdenit në Gjermani, i licensuar edhe nga WADA, Agjencia Ndërkombëtare e Antidopingut.

Burime për Top Channel konfirmojnë se ndaj sportistes Veli është marrë masa e pezullimit të përkohshme ndërkombëtar, por edhe nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes, deri në pritje të ‘testit B’, që tashmë është kryer nga sportistja, pasi ka patur afat deri më 3 gusht. Nëse edhe ‘testimi B’ do të nxjerrë të njëjtën përgjigje, atëherë gjithçka do të jetë përfundimtare dhe Evangjeli Veli si përsëritëse, rrezikon deri në 8 vite pezullim, pasi edhe në vitin 2018 ka rezultuar pozitive ndaj dopingut sërish, me steroid anabolik.

Rezultati i ‘testit B’ del në muajin shtator dhe deri atëherë burime pranë sportistes bëjnë me dije, se ajo do të ndërmarrë edhe hapa ligjorë kundër Qendrës Ndërkombëtare të testimeve Antidoping për t’u mbrojtur.

Evangjeli Veli me 3 medaljet e fituara, 2 ari dhe një argjendi, do të përfitonte 72 milionë lekë të vjetra nga shteti shqiptar, të cilat për momentin janë ngrirë dhe në rast se edhe ‘testi B’ rezulton i njëjtë, jo vetëm që nuk do t’i marrë, por edhe do t’i duhet të dorëzojë 3 medaljet e marra, duke rrezikuar edhe mbylljen e karrierës, pasi pezullimi për të është 8 vite dhe aktualisht Evangjeli Veli është në moshë 30-vjeçare.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.