LAJMI I FUNDIT

“Aksi” Laç-Ballsh, zbulohen arbitrat që do të vendosin drejtësi sot në sfidat e Kategorisë Superiore

09:30 - 21.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Panoramasport.al/ Kategoria Superiore do të ulë sot siparin e javës së parë të edicionit të ri futbollistik 2022/2023 me dy ndeshje.




Në orën 17:00 do të zhvillohen dy duele, Laçi-Teuta në Laç dhe Bylis-Kastrioti në qytetin e Ballshit.

“Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht arbitrat që do të vendosin drejtësi në këto dy takime të ditës së sotme në Kategorinë Superiore.

Në duelin Laçi-Teuta, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Denis Rexha dhe Xhuljo Mani.

Arbitër i katërt do të jetë Olsid Ferataj.

Në VAR do të jetë Kridens Meta dhe në AVAR, Arbër Zalla.

Në sfidën Bylis-Kastrioti, arbitër kryesor do të jetë Florjan Lata, i mbështetur nga asistentët Fatmir Lama dhe Rexhino Mersinasi.

Arbitër i katërt do të jetë Andi Koçi.

Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

LAÇI – TEUTA:

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Denis Rexha (Tiranë)

Asistent i dytë – Xhuljo Mani (Tiranë)

Arbitër i katërt – Olsid Ferataj (Patos)

VAR – Kridens Meta (Tiranë)

AVAR – Arbër Zalla (Tiranë)

BYLIS – KASTRIOTI:

Arbitër kryesor – Florjan Lata (Durrës)

Asistent i parë – Fatmir Lama (Durrës)

Asistent i dytë – Rexhino Mersinasi (Durrës)

Arbitër i katërt – Andi Koçi (Durrës)

VAR – Klodian Shahini (Durrës)

AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.