AKTUALITET

Rama u përgjigjet kritikëve për mbështetjen ndaj sportit: Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë

21:47 - 23.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që kritikëve për mbështetjen ndaj sportit t’i përgjigjet




Më një fjali, kreu i qeverisë ka deklaruar se pavarësisht se kritikat janë të shumta, qeveria duhet të vrapojë, ashtu si kampionia evropiane, Luiza Gega.

“Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë për faktet mbi çka është bërë, jo sot po prej kohësh tanimë për të mbështetur sportistët e kalibrit europian? Si i bëhet kur s’duan t’ia dinë as kur kampionia vetë thotë që gjithçka ka ndryshuar në mbështetje të saj? I bëhet si Luiza: Vrapo më shpejt!”, shkruan kryeministri në postimin e tij.

Sot gjatë një aktiviteti të zhvilluar posaçërisht për Luiza Gegën, Kreu i qeverisë tha se nuk ka asnjë shpërblim financiar që mund të shpërblejë Luizën për atë që i ka dhënë kombit.

“Ngadhënjimi yt i tregon të gjithëve se nuk ka njerëz, popuj, kombe më inferior se të tjerët e s’ka asgjë të pamundur për çdo kënd që ka kurajon ta ndjekë deri në fund ëndrrën e vet”.

Ndërkohë që kishte dhe një përgjigje për ata që i quajti cinikë dhe “talljetrapistët” të cilët sipas tij dhe në rastet e një suksesi si i Luizës “flasin për euro”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.