AKTUALITET

Meta nga Jala: Institucionet në shërbim të Ramës! SPAK nuk vepron kundër tij dhe Agaçit

19:50 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, teksa komentonte hetimin e nisur nga SPAK  nga kampingu i Jalës, theksoi se institucionet shtetërore janë në shërbim të Edi Ramës.




Meta deklaroi se qytetarët shqiptarë janë të terrorizuar nga qeveria ndërsa shtoi se Ramën e ka kapur paniku nga opozita e vërtetë që ka përballë.

“Problemi është si do i zgjidhim problemet, mendoj se tani ka ardhur momenti, përveç referendumit që është ideja më madhore, dhe ky është angazhimi i Partisë së Lirisë, ndoshta për Drejtësinë do shkojmë në zgjedhjen e prokurorëve nga populli. Mos të zgjidhen kulisat me vettingun e Agaçit. S’ka si të hetojë SPAK inceneratorët kur dihet që të gjitha firmat me porosi të Ramës që ka firmat e veta, në radhë të parë e ka Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e dinë të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që ky që ka përgjegjësinë kryesore, s’kanë si të merren me Agaçin”-tha Meta për Syri Tv.

Çfarë ndodhi sot?

Prokuroria e Posaçme (SPAK) njoftoi se ka nisur hetimin për Ilir Metën pas kallëzimit të disa muajve më parë nga Alit Valteri. SPAK kërkon informacion nga disa institucione përfshirë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilit i kërkoi formularin e dekriminalizimit. Kallëzimi i Valterit lidhet me një artikull të gazetës austriake, “Kronen Zeitung”, e cila e akuzonte Metën se kishte paguar 700,000 mijë dollarë për lobim në SHBA, përmes një kompanie offshore qipriote.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.