AKTUALITET

“Rama ka deklaruar se SPAK është krijesë e PS”, Meta: Prokurorët të zgjidhen nga populli si në SHBA

19:55 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ilir Meta nga Jala ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai gjithashtu theksoi se drejtësia duhet të jetë si në Amerikë, dhe se prokuroret duhet  të zgjidhen nga populli.




“Unë nuk ka asnjë iluzion se çfarë drejtësie është kjo. në kongresin e partisë së tij Rama ka deklaruar se SPAK është krijesë e PS. Populli shqiptar do ta zgjidhë këtë çështje. Askush nuk duhet të përjashtohet nga hetimet por në respekt të Kushtetutës, duan të bëhen pjesë e lojës le të bëhen. Për ne ka rëndësi të tejkalohet ky kolaps i sistemit të drejtësisë. Emri im do të lakohet sa kohë të jem në politikë”, tha Meta.

Pyetje: Çfarë mund të thoni për pagesa të dyshimta në raporte me një faturë lobimi, në SHBA?

Meta: Po të kishte shqetësim për këtë e ishin nisur në SHBA nuk kishte ngelur për ta nisur teveqelët e qeverisë. Ramoviçi i ka përzënë dhe po i përzë shqiptarët . Kjo është një përrallë . Në Amerikë ka dy njerëz që kanë probleme është gruaja e Bilalit dhe ju e dini, dhe është edhe ai i muzinit. Nuk di ndonjë politikan tjetër të ketë probleme të tilla, duke shtuar: Problemi është si do i zgjidhim problemet, mendoj  se tani ka ardhur momenti, përveç referendumit që është ideja më madhore, dhe ky është angazhimi i Partisë së Lirisë, ndoshta për Drejtësinë do shkojmë në zgjedhjen e prokurorëve nga populli. Mos të zgjidhen kulisat me vettingun e Agaçit. S’ka si të hetojë SPAK inceneratorët kur dihet që të gjitha firmat me porosi të Ramës që ka firmat e veta, në radhë të parë e ka Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e dinë të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që ky që ka përgjegjësinë kryesore, s’kanë si të merren me Agaçin”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.