AKTUALITET

Të paktën 15 të vdekur në sulmin në stacionin e trenit rus – Shihni imazhet

21:34 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të paktën 15 persona u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën sot nga sulmi rus në një stacion treni në Ukrainën qendrore, njoftoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Këshillin e Sigurimit të OKB -së.




“Sapo mora informacione për një sulm me raketa në një stacion hekurudhor në rajonin e Dnipropetrovsk (…) Të paktën 15 njerëz u vranë dhe rreth 50 u plagosën”, tha Zelensky.

Sipas presidentit ukrainas, “shpëtuesit janë në vendngjarje, por numri i viktimave mund të jetë më i madh. Kjo është përditshmëria jonë”.

Goditja vjen pasi Ukraina feston Ditën e Pavarësisë së saj nga ish-Bashkimi Sovjetik. Lufta me Rusinë ka hyrë sot në muajin e shtatë.

Më herët sot, Zelenskiy siguroi se vendi i tij do të luftojë “deri në fund”.

Luftimet tani janë të përqendruara në Ukrainën lindore dhe jugore, ku asnjëra palë duket se nuk po bën ndonjë përfitim. Rusia, megjithatë, godet rregullisht qytete të tjera të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë veprimi, sipas Kievit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.