BLUETOOTH

“Të përgëzoj”/ E dashura 23-vjeçare e Gerard Pique me bikini kërcen nën ritmet e këngës së Shakirës, ish-bashkëshortja e futbollistit e revoltuar (Video)

18:54 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Lidhja e re e dashurisë që Gerard Pique me 23-vjeçaren simpatike Clara Chia Marti e ka lënduar ish-bashkëshorten e tij Shakira duke e detyruar që të kërkojë ndihmën e psikologut.




Por, ditën e sotme publikimi i një videoje në rrjetet sociale nga ana e Claras, të cilën e shoqëron me këngën e Shakirës në sfond, duket se ka nervozuar së tepërmi yllin kolumbian.

Sipas mediave Shakira është tërbuar kur ka parë videon, që studentja 23 vjeçare, sipas fansave e ka bërë me tendencë për të tallur këngëtaren 45-vjeçare kolumbiane.

Në video, Clara shfaqet e veshur me bikini të zeza dhe duke kërcyer teksa dëgjon hitin “Te Felicito”.

Videoja u pa nga 56 mijë ndjekës përpara se të fshihej dhe Clara për më tepër ka etiketuar këngën e Shakirës.

Të bindur se postimi ishte bërë nga Clara, fansat e akuzuan të dashurën e rë të Pique për mungesë respekti.

“Je provokuese dhe mosrespektuese. Dhe guxon të vendosësh këngën e Shakirës në të”, ishte një prej komenteve në videon provokuese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.