AKTUALITET

Të shtëna me armë zjarri, raportohet për një person të plagosur. Detajet e para

20:44 - 24.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme (24 gusht) në zonën e Kurbinit. Korrespondenti i Gazetës Shqiptare, raporton se ngjarja u regjistruar në fshatin Gjormë, ndërsa bëhet e ditur se ka mbetur i plagosur një person.




Pak minuta pas ngjarjes, policia ka kapur autorin e plagosjes.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy bashkëfshatarëve, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

I plagosur ka mbetur Rasim Tafa, i cili është transportuar për në spital, ndërsa autori, Met Lika është arrestuar nga policia.

Kujtojmë që një ditë më parë, një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u qëllua me armë zjarri në anë të autostradës Laç–Lezhë.

Objektiv i sulmit ishte Besim Zeneli, banor i fshatit Shullaz të Kurbinit. Ai po mbyllte dyqanin e fruta-perimeve, kur një person i maskuar është afruar dhe ka qëlluar dy herë me pistoletë më drejtim të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.