AKTUALITET

Berisha: Ramiz Alia diktator, por nuk tentoi të blinte opozitën si Rama

20:36 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sali Berisha ka deklaruar se sot shqiptarët jetojnë në monizëm të plotë, duke theksuar se Rama e ka përqendruar të gjithë pushtetin  në duart e tij.




Teksa bëri një krahasim me periudhën e Ramiz Alisë, kreu i PD tha se Alia ishte diktator, por nuk tentoi të blinte opozitën sic bëri Rama.

Berisha u shpreh më tej se pasuria jonë kombëtare është shndërruar në mallkim.

Sot jetojmë në monizëm të plotë, nuk kemi kampe përqendrimi dhe burgje, por sot pushteti është i përqendruar në një dorë, më shumë sesa pas shkurtit të 1991. Politologët kanë nxjerrë se Rama sot ka 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia.

Dua të them se Ramiz Alia ishte diktator nuk ka diskutim, kishte predikuar ideologjinë më terroriste të kohës, staliniste, por e dinte që kishte kryer krime të rënda, por nuk bëri një akt që bëri Edi Rama. Ai nuk tentoi të blejë opozitën. Nuk e donte opozitën. Ne u themeluam dy javë prapa, ai bëri aktivin e PP dhe tha se PP do ketë ideologjinë e vetë. Për ne ishte e papranueshme. Por aktet që kreu Edi Rama, ai nuk i kreu.

Në mënyrë makabër arriti në një mënyre të dëmtojë në një mënyrë të tmerrshme opozitën dhe opozitarizimin.

Shumë herë personalisht e kam pyetur vetën. Çfarë po ndodh me ne? Cili është shkaku më themelor i këtij largimi masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, i kësaj shpërbërje? Cili është shkaku që sot pasuritë e pafundme publike janë shndërruar në mallkim kombëtar, njëlloj si dikur në vendet koloniale të pasura.

Angola psh ka një territor, është më i pasur në botë për cdo gjë.

Ne, Angola dhe Uganda në vitin 1992 kemi qenë vendet më të varfra. Ne ishim diktaturë, ata koloni.

Sot ne, pasuria jonë kombëtare është një mallkim në cdo aspekt, në të gjitha fushat”, tha ndër të tjera Sali Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.