AKTUALITET

E rëndë, 4-vjeçari në Ferizaj bie në pus dhe humb jetën

19:39 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në fshatin Bajnicë të Ferizajt. Një 4-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në pus.




Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli.

“Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se sot rreth orës 11:15 në fshatin Bajnicë, në rrugën ” Natyra” të Kaçanikut, një fëmijë mashkull moshës 4 vjeç ka rënë në një pus (bunarë) . Menjëherë Policia, Emergjenca , si dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por për pasojë trupi i tij është nxjerrë pa shenja jete, kjo e konfirmuar nga mjekët kujdestar. Në lidhje me këtë është njoftuar edhe prokurori kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt”, tha Veseli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.