LAJMI I FUNDIT

FOTO/ Sot u prezantua, sulmuesi i ri i Tiranës zbret menjëherë në fushën e stërvitjes

18:01 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Elvi Berisha është bërë sot blerja më e re e skuadrës së Tiranës, e cila ka përforcuar repartin e avancuar nga i cili vetëm pak ditë më parë është larguar Taulant Seferi. Sulmuesi, i cili iu largua nga bardheblutë 6 vite më parë për të nisur një eksperiencë në Spanjë, tashmë do të jetë përsëri një futbollist i kryeqytetasve dhe parashikohet të jetë një alternativë e rëndësishme për trajnerin Orges Shehi.




Lojtari nuk ka vonuar që të zbresë në fushën e lojës me ekipi e tij të ri dhe që në stërvitjen e pasdites së bardhebluve është rreshtuar përkrah shokëve të rinj të skuadrës. Berisha nuk ka zhvilluar një fazë të plotë përgatitore me Skënderbeun, me të cilin ka qenë nën kontratë deri më sot, para se t’i bashkohej bardhebluve, për shkak të problemeve me COVID.

Ndaj stafi bardheblu pritet të shqyrtojë njëherë gjendjen e tij para se të vendosë për aktivizimin e menjëhershëm me ritëm të plotë të sulmuesit.

Berisha ka qenë titullar fiks te Skënderbeu në dy edicionet e fundit, duke luajtur si sulmues krahu, teksa ka shënuar 7 gola në  47 ndeshje të luajtura në Superiore me korçarët.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.