LAJMI I FUNDIT

Historike për Ballkanin e Dajës, mposht Shkupin dhe prek grupet e Conference League

22:25 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Shkupi-Ballkani mbrëmjen e sotme ka shkruar historinë në një kompeticion europian. Të besuarit e Ilir Dajës ia dolën të kalonin skuadrën tjetër shqiptare, Shkupin për të prekur në këtë mënyrë grupet e Conference League, një arritje historike për një ekip nga Kosova.




Djemtë nga Suhareka shënuan të parët në “Fadil Vokrri” në minutën e 70’ , kur Meriton Korenica do të ndëshkonte miqtë dhe duke e afruar më tepër me kualifikimin skuadrën e tij, pasi kanë fituar edhe takimin e parë me shifrat 2-1.

Shkupi nuk ia doli të përmbyste rezultatin e takimit të parë, pasi kishte dhe fatin kundër, teksa që në minutën e parë Xhelil Adbullai “lë në baltë” shokët, duke lënë skuadrën me 10 lojtarë.

Në këtë mënyrë shkupjanët i dhonë “lamtumirë” Conference League me një paraqitje dinjitoze, ndërsa nga ana tjetër Ballkani vazhdon “ëndrrën” europiane.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.