LAJMI I FUNDIT

Luiza Gega merr vlerësimin e lartë, Kampiones së Europës i jepet titulli “Qytetar Nderi”!

13:51 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënën mbahet ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” të Bulqizës për kampionen e Europës, Luiza Gega.




Në qytetin e minatorëve të Bulqizës do të organizohet ceremonia e dorëzimit të titullit “Qytetar Nderi” kampiones europiane Luiza Gega.

Pas fitimit të titullit kampione e Europës, Luiza Gega është vlerësuar dhe nga Këshilli Bashkiak i Bulqizës.

Mësohet se  ditën e sotme, me konsensus të plotë i është dhënë titulli “Qytetar Nderi”, kampiones Luiza Gega.

Atletja shqiptare u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në Mynih të Gjermanisë.

Ajo shënoi kohën 9’11”31, në një garë që e dominoi nga fillimi e deri në fund. Një rezultat i jashtëzakonshëm për Gegën dhe atletikën shqiptare, e cila ngjitet në majën e Europës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.