BOTA

UEFA shpall Karim Benzema si “Lojtarin e Vitit”

20:03 - 25.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Askush nuk ka dyshime që Karim Benzema ka qenë lojtari më i spikatur i edicionit të kaluar futbollistik teksa udhëhoqi Real Madrid drejt titullit kampion në La Liga e sidomos Ligën e Kampioneve në Europë.




Për këtë arsye, me një votim ku ka “masakruar” me diferencë të thellë çdo kundërshtar, Benzema u shpall fituesi i trofeut “Lojtari i vitit” nga UEFA në ceremoninë e sotme në Stamboll.

Sulmuesi francez mori 523 pikë në votimin e panelit të ekspertëve, duke qenë jashtëzakonisht i shkëputur nga Kevin De Bryjn i cili ishte i dyti me vetëm 122 pikë. Në vendin e tretë u renditu shoku i tij i skuadrës te Reali, portieri Tibo Kurtua me 118 pikë, ndërsa i katërti ishte Robert Levandovski me 54 pikë.

“Jam shumë i lumtur, është hera e parë që fitoj këtë trofe por për mua gjëja më e rëndësishme është të fitoj trofe me skuadrën. Ançeloti është trajneri më i mirë në botë, ai i bën gjërat si duhet me çdo lojtar, na jep besim dhe të tregon çfarë të bësh para çdo ndeshje”, tha Benzema pasi u ngjit në skenë për të marrë trofeun.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.