BOTA

Droni ukrainas “kap mat” në gjumë ushtarin rus dhe ia bën zgjimin me një raketë mbi kokë (VIDEO)

22:56 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Asnjërit prej nesh nuk i pëlqen të zgjohet nga gjumi i pasdites, por pak prej nesh kanë pasur një zgjim kaq të vrazhdë sa ky i këtij ushtari rus, që është kapur edhe në video nga një dron i ushtrisë ukrainase.




Sipas mbishkrimit në llogarinë në Telegram ku videoja është shpërndarë fillimisht, tregohet goditja me raketë që i është bërë një ushtari rus të “kapur mat” teksa ishte duke bërë një gjumë të rëndë.

Momenti i rehatisë së ushtarit ndërpritet kur droni hedh një raketë në “strofën e dhelprës” ku ai po flinte.

Papritmas i zgjuar, ushtari rus largohet me shpejtësi duke lënë prapa edhe armën e tij.

“Më i mirë edhe se alarmi i Androidit”, shkroi një përdorues i Reddit, teksa komentonte videon.

Ndërkohë, në postimin në Telegram thuhej se pamjet janë nga realizuar “pilotët e sulmit të 128 GShB”, gjë që mund të sugjeronte se Brigada e 128-të Sulmuese Malore e Ukrainës po operonte dronin.

Ushtarët e Brigadës së 128-të të Zakarpattia u raportuan për herë të fundit duke luftuar në rajonin e Luhansk, sipas faqes Ukrinform.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.