BLUETOOTH

Dua Lipa mungon në ‘Sunny Hill’ në Tiranë? Ja ku u fotografua ajo për herë të fundit

20:12 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Dua Lipa mos të jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë ku po mbahet ‘Sunny Hill Festival’. Ditën e sotme ajo e shijoi në jaht me miqtë e saj në Ibiza, ku ndodhet prej ditësh prej ditëlindjes.




Duke treguar trupin e saj të tonifikuar me rrobabanje jeshile nga marka Chopova Lowena me printe të kuqe dhe vjollcë. Siç shihet në fotot e siguruara nga ‘Daily Mail’ ajo i la flokët lëshuar në një stil natyral, përpara se më vonë të hidhej në det ndërsa shijonte një variacion sportesh ujore.

Më herët ditën e sotme Dua publikoi në Instagram një foto nga ‘Liqeni Artificial i Tiranës’ ku do mbahet festivali për 3 ditë.  Ajo ka etiketuar faqen zyrtare të festivalit teksa shkruan se po bëhen përgatitjet. Është e paqartë nëse kjo foto është shkrepur nga vet Dua apo ia kanë dërguar sepse fill pas kësaj ajo ka postuar disa foto nga Ibiza. Në këto kushte nuk mund të themi nëse ajo do jetë në kryeqytet mbrëmjen e sotme.

Dua nuk ka qenë në listën zyrtare të artistëve që do perfomojnë në festival dhe nuk dihet nëse ka përgatitur ndonjë surprizë për fansat apo jo.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.