BOTA

Emiliano Sala vdiq por CAS detyron Cardiff të paguajë 6 milion euro për transferimin e tij!

19:36 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

CAS justifikoi Nantesin në shkallë të dytë për rastin e Emiliano Sala dhe Cardiff detyrohet t’i paguajë gjashtë milionë euro klubit francez!




Në vitin 2019, Emiliano Sala u vra në moshën 28-vjeçare në një aksident tragjik avioni teksa po udhëtonte për në Angli për të përfunduar formalitetet e transferimit të tij nga Nantes në Cardiff.

“Marrëveshja” u mbyll në 17 milionë euro dhe dy klubet prej vitesh janë në gjyq nëse anglezët duhet të japin paratë që ishin rënë dakord, pasi firmat në kontrata kishin “ranë”.

CAS justifikoi edhe Nantesin në shkallën e dytë dhe Cardiff detyrohet të paguajë gjashtë milionë euro, që është kësti i parë që dy skuadrat kishin rënë dakord për transferimin e sulmuesit të ndjerë argjentinas.

Sigurisht që skuadra e kampionatit nuk e miraton vendimin dhe nuk ka ndërmend të paguajë kanarinët dhe pritet të apelojë në Gjykatën Federale të Zvicrës.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.