Kryesore

Hetime e SPAK/ Meta për News24: U dha një direktivë nga Kongresi i Partisë!

14:07 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur sot në një lidhje direkt nga Jala për NeWs24 për situatën politike dhe ekonomike në vend, pak ditë pasi u publikua lajmi se SPAK e ka vendosur nën hetim.




Meta deklaroi sot se “Lidhur me kërkesën apo me urdhrin e kreut të regjimit të inceneratorëve që është në akuzë prej meje si President dhe si rezultat i fakteve tona publike, dhe pse disa persona janë ndaluar si bedela të kryemafiozit, dihet që është dhënë një komandë një urdhër në Kongresin e Partisë për të nisur hetimet për ish-presidentin në atë kohë dhe kyetarin e Partisë së Lirisë.

Nuk ka asnjë fakt dhe asnjë pseudofakt që nga SHBA-të deri në Zimbabve për asnjë shkelje të ligjit nga Ilir Meta apo LSI. Çështja është shumë e qartë për një pagesë 14 mijë dollar që është bërë në sipas rregullave.

Nëse kjo krijesë e partisë dëshiron të prodhojë lajme në shërbim të Endri Fugës ky nuk është problem im. Angazhimi im dhe I opozitës është që mali I fakteve për Edi Ramën dhe Ëngjëll Agaçin do ta kalojë tavanin më të lartë të SPAK-ut. Do kaloj dhe katin e parë e të dytë dhe do dalë mbi SPAK-un”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.