AKTUALITET

‘Ilir Meta fshehu milionat në shtëpinë e Luan Pobratit’, i biri i përgjigjet ish-deputetit Halit Valteri: Babai s’ka pasur lidhje me politikanë të rangjeve të larta

21:32 - 26.08.22 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

‘Ilir Meta ka fshehur miliona euro tek shtëpia e Luan Pobratit’! Kështu shkruante në një postim në rrjetet sociale ish-deputeti Halit Valteri, ndërsa në lidhje me këto deklarime të tij ka reaguar i biri i Luan Pobratit, Klevi Pobrati. Në një postim në rrjetet sociale, Pobrati thotë se qysh para vitit 2011 e deri sa u nda nga jeta në 5 maj të këtij viti, babai i tij ka qenë i papunë dhe pa kontakte me politikanë të rangjeve të larta.




‘Një ditë më parë në media dhe në disa portale është cituar një status i ish-deputetit Halit Valteri. Sipas tij i ndjeri babai im, Luan Pobrati ka strehuar në një dhomë të madhe të shtëpisë sonë miliona euro të Ilir Metës.  Kjo paska ndodhur në vitin 2011 kur ne banonim në Rrugën e Kavajës në një apartament 1+1.

Sipas versionit të ish-deputetit, unë paskam fjetur mbi euro. Mirë do të kishte qenë se ndofta do kisha parë ëndrra të çuditshme, por jo.  Nuk e njoh zotin Valteri, por njohja nuk pengon që të kemi apo jo respekt për njerëzit publik.

Unë di se prej shumë vitesh, qysh para vitit 2011 e deri sa u nda nga jeta në 5 maj të këtij viti babai im ka qenë i papunë dhe pa kontakte me politikanë të rangjeve të larta. Kontaktet që ka pasur ishin harruar që në vitin 2005, kur zgjedhjet e përgjithshme e formatuan ndryshe qeverisjen. Babai im Luani, dinte shumë dhe fliste pak për shkak të integritetit të tij moral dhe profesional, ndaj është mire të respektojmë ata që nuk janë më në këtë jetë.’- shkruan Pobrati.

Reagimi i ish-deputetit Halit Valteri ndaj kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Metës, erdhi pasi ky i fundit e akuzoi Valterin si të lidhur me inceneratorët. Ish-deputeti, i cili ka kallëzuar në SPAK, Metën për skandalin me lobimin në SHBA me  me 700,000 mijë USD të padeklaruara, për të cilën organi akuzës po kryen hetime, tha se ish-presidenti është zënë ‘mat nga përtej Atlantikut’. Duke e akuzuar si një politikan që fsheh miliona, ish-deputeti ironizonte, duke i kërkuar që mos të tregohet zëmër gurë siç është treguar me Luan Probatin, por t’u japë ndonjë lek shqiptarëve.

‘Të paktën këtë herë jepja atyre se nuk do të duhen më, mos u trego zemergur siç u bëre në 2011, që i fshehe milionat e eurove tek shtepia e Luan Pobratit dhe më pas shkove dhe i rimore e i ndjeri iku mga kjo jetë me pishmanin se nuk i dhe as 100 euro për shërbimin e bërë. Më beso, bëje këtë të mirë për popullin e gjorë se veç e ke vjelur.’- shkruante ndër të tjera Valteri.

Meta po hetohet nga SPAK për korrupsion pasiv parashikuar në nenin 259 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet. Gjithashtu, Meta po hetohet edhe për falsifikimin e vulave, stampave ose formularëve, parashikuar në nenin 190/3 të Kodit Penal, vepër për të cilën parashikohet nga 3 deri në 7 vite burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.